Odat ekonomike te Kosovës dhe Finlandës forcojnë bashkëpunimin

Odat ekonomike te Kosovës dhe Finlandës forcojnë bashkëpunimin

Bashkëpunimi ekonomik dhe forcimi i partneritetit drejt ndërkombëtarizimit të ndërmarrësisë dhe promovimit të vlerave ekonomike të Kosovës për Odën Ekonomike të Kosovës është ndër prioritetet kryesore në të ardhmen.

Në këtë drejtim Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu i shoqëruar nga konsuli i nderit në Finlandë Jouni Lehtimaki, kryetari i rrjetit të bizneseve në Finlandë z.Nexhat Dumani si dhe nga nënkryetari Omer Nura u pritën në Odën Ekonomike të Finlandës ku për herë të parë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të dyja palëve.

Kryetari Gërxhaliu theksoi rëndesinë e bashkëpunmit dhe avansimit të partneritetit me Finlandën duke pasur parasysh faktin që ky shtet ka një rritje ekonomike substanciale, diaspora kosovare është mjaft aktive dhe mirë e integurar ne vend, edukimi, shëndetësia, ndërmarrjet e vogla dhe te mesme, IT dhe Teknologji Informative e në vecanti orientimi i Finlandës drejt rritjes së eksporteve mund të jenë fusha ku duhet të jemi të interesuar për forcim të bashkëpunimit.

Udhëheqësit e Odës Ekonomike të Finlandës shprehën gatishmëri për të avansuar dhe dinamizuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën dhe atë në fusha të shumta por në mënyrë të detajuar në ngritjën e standardeve të prodhimeve dhe shërbimeve MADE IN KOSOVA.

Dy sfera shumë të rëndësishme për bashkëpunim reciprok janë ndërkombëtarizimi i shërbimeve të transportit në vecanti sa i përket TIR dhe ATA Carnet ku Oda Ekonomike e Finlandës është mjaft e avansuar si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për zgjedhje alternative të problemeve ekonomike përmes Arbitrazheve që janë aktive në të dyja Odat. Nuk duhet anashkaluar edhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me promovimin e mundësive për investime, misione tregtare të përbashkëta në të dyja vendet dhe më gjërë dhe aktivitete në përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Poashtu, delegacioni i OEK-ut u prit edhe në Konfederatën Finlandeze të bizneseve ku u diskutua për mundësitë e avansimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dyja vendeve por edhe më gjërë.

Të gjitha palët u pajtuan që ky Memorandum të jetë vërtetë në funksion të zhvillimit ekonomik bazuar në faktin se egzistojnë raporte shumë të mira ne mes të dy shteteve mike edhe në nivelin politik.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje