Ofertë e çuditshme nga Kina për Iniestan

Ofertë e çuditshme nga Kina për Iniestan

Klubet kineze duket se janë lodhur duke ofruar vetëm shuma parash të çmendura për t’i bindur lojtarët. Tianjin Quanjin ka menduar një ofertë edhe më tunduese për yllin e Barcelonës, Andres Inesta.

Ky ekip është treguar i gatshëm të blejë edhe dy milionë shishe verë të prodhuar nga kompania “Bodega Iniesta de Manchauala” që është nën pronësinë e mesfushorit të Barcelonës, i cili që nga 2010 është edhe prodhues vere. Ata kanë menduar ta përfshijnë në kontratë një klauzolë, që i garanton blerjen e plot dy milionë shisheve nga marka e tij, për t’i rritur shanset që t’i sigurojë shërbimet e 33-vjeçarit.

Kjo do të jetë vetëm bonus sepse, përveç kësaj, ata kanë menduar edhe një rrogë prej milionë eurosh në vit për spanjollin.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje