Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka bërë të ditur se si Grup Parlamentar kanë filluar sot mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme më 16 korrik lidhur me fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka theksuar se përmes kësaj seance të jashtëzakonshme deputetët nënshkrues do të kërkojnë që diskutimi dhe vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit, organit më të lartë legjislativ.

Postimi i plotë:

Me propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, sot kemi nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme me 16 korrik 2018 nga ora 11:00 në lidhje me fazën finale të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Muajin e kaluar në Bruksel, pa marrë pëlqimin e Kuvendit, dhe pa platformë shtetërore të miratuar nga Kuvendi, është zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në ndërkohë, nga Zyra e përfaqësues së lartë e Bashkimit Evropian, është bërë e ditur se takimi i radhës ndërmjet të dy presidentëve do të mbahet me 18 korrik 2018 në Bruksel.

Duke e pasur parasysh ndikimin politik që ka ky dialog dhe marrëveshja eventuale që del nga ai do ta ketë në procesin e shtetndërtimit, zhvillimit, e demokracisë në Republikën e Kosovës, përmes kësaj seance të jashtëzakonshme deputetët nënshkrues do të kërkojnë që diskutimi dhe vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit, organit më të lartë legjislativ.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje