Opozita largohet nga Kuvendi kur Edi Rama e merr fjalën

Opozita largohet nga Kuvendi kur Edi Rama e merr fjalën

Pasi ka përfunduar fjalën kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD), Edmond Spaho, i cili nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se dorëheqja e Saimir Tahirit si deputet ka ardhur pas prishjes së provave, kryeministri Edi Rama ka dalë në foltore, por opozita në këtë moment ka braktisur sallën.

Kryeministri Rama e ka nisur fjalën e tij duke iu drejtuar opozitës që po largohej: “Prania juaj nuk i shton asgjë seancës”.

Më tej, Rama ka vazhduar të flasë për fushatën e llogaridhënies publike, të nisur një ditë më parë. “Kjo opozitë nuk na kërkon llogari në Kuvend dhe ne e kemi të domosdoshme këtë fushatë”, ka thënë Rama.

Duke folur për deklaratën e PD-së, e cila ka cituar Gjermaninë se pa u arrestuar Tahiri nuk ka të ardhme për Shqipërinë, Rama ka thënë se nuk kishte dëgjuar asgjë nga këto në Bundestag, raporton “TCh”.

“Opozita eksporton kodra dhe male me baltë kundër Shqipërisë. Profesori thotë se paska thënë Gjermania se pa u fut në burg Tahirin nuk ka të ardhme për Shqipërinë. Në komisionet e Bundestagut, në gjermanisht unë dëgjova ato që kam dëgjuar këtu shqip katër vite. Këta janë baba e rrenës dhe nëna e shpifjes. Një vend anëtar i peshës së Gjermanisë, nuk mund të jetë një burim budallallëqesh sikur është kjo opozitë e përfaqësuar sot. Shqipëria sot nuk ka lidhje me çfarë thonë këta. Këta janë provuar, në dy martesa, por i kemi dhe do t’i mbajmë këtu, gjithmonë e më pak. PS-ja rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këta. Këta PS-së nuk i afrohen dot në asnjë rrugë”, ka thënë Rama.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje