Oqeanet e lashta të Marsit, lindën nga shpërthimet masive vullkanike

Oqeanet e lashta të Marsit, lindën nga shpërthimet masive vullkanike

Planeti Mars, ose planeti i zjarrtë siç njihet ndryshe, dikur ka pasur 1/3 e sipërfaqes të mbuluar nga oqeanet, burime ujore që ende nuk dihet se si u ndërtuan, por që një studim i fundit nga universiteti i Kalifornisë ka hedhur dritë mbi këtë temë.

Sipas tyre oqeanet e marsit janë krijuar shumë herë më herët se sa është menduar deri tani, konkretisht mendohet se burimet ujore kanë lindur rreth 4 miliard vjet më parë.
Autori kryesor i studimit dhe shkencëtari i UC Berkeley, Dr Michael Manga shpjegon se oqeanet lindën si pasojë e shpërthimeve vullkanike të sistemit Tharsit, i cili mbahet si dhe sistemi më i madh vullkanik i sistemit diellor.


Shpërthimet vullkanike Tharsis ka gjasa të kenë lëshuar gazra në atmosferë të cilat kanë ndikuar në krijimin e efektit të ngrohjes globale ose efektit sere që lejoji që të krijohej uji dhe oqeanet.
Dr Michael Manga, deklaron se ky zbulim i ri tregon se vullkanet janë faktorët kryesorë që ndikojnë në klimën e marsit.
Me studimin e vullkaneve tashmë mund të zbulohet enigma e temperaturave te larta të këtij planeti të zjarrtë

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje