Osmani: Problemet në politikën e jashtme tregojnë papjekuri institucionale

Osmani: Problemet në politikën e jashtme tregojnë papjekuri institucionale

Përplasjet në mes zyrtarëve qeveritar në koordinimin e politikës së jashtme po cilësohen si papjekuri institucionale, e të cilat po i dëmtojnë objektivat e jashtme.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka theksuar për Telegrafin se debati në mes ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministrit të MPJ-së, Gjergj Dedaj, po tregon se ata po punojnë në bazë të premisave partiake.

“Ata sillen sikur nuk janë në institucione shtetërore por në parti politike. Deklaratat e papërgjegjshme dhe të pakoordinuara mund të dëmtojnë rëndë interesin shtetëror. Prandaj është e domosdoshme që para deklarimeve të ketë paraprakisht koordinim me aktorët tjerë shtetëror të fushës së politikës së jashtme”, ka shtuar Osmani.

Ndryshe, deklarimi i ministrit Pacolli, gjatë turit të fundit të vizitave nëpër vende të Afrikës, ka deklaruar se Kosova synon të jetë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), derisa zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj e kishte kundërshtuar këtë mendim, duke thënë se Kosova nuk duhet të orientohet nga lindja dhe se Kosova do të shkojë drejt organizatave euro – atlantike, si NATO, Bashkimi Evropian (BE), etj. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje