Pacolli: Djegia e flamurit turk, akt i shëmtuar dhe qyqar

Pacolli: Djegia e flamurit turk, akt i shëmtuar dhe qyqar

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur akt të shëmtuar dhe qyqar djegien e flamurit të Turqisë.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook thekson se Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet ndërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtare.

“Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegia e flamurit të Turqisë, vendit i cili është mbështetës i parezervë i Republikës së Kosovës. Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet ndërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook.

Kjo temë është ngjallur pasi një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon disa persona që i vënë flakën flamurit të Turqisë. Ata dëgjohen duke thënë se janë në “përkrahje të Gjergj Dedajt, poshtë Turqia, poshtë Serbia, kalle Erdoganin”

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje