Pacolli i bën thirrje shtetit të Mauritiusit ta njoh Kosovën

Pacolli i bën thirrje shtetit të Mauritiusit ta njoh Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër urimi përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Mauritiusit, duke i shprehur urimet më të sinqerta, me rastin e shënimit të pesëdhjetëvjetorit të pavarësisë dhe 26-vjetorit të Republikës.

Nëpërmjet kësaj letre Pacolli, i ka bërë edhe njëherë thirrje udhëheqësve të këtij shteti, që ta rishqyrtojnë njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

“Përderisa ju shënoni vitin jubilar të 50-vjetorit të pavarësisë dhe 26-vjetorin e Republikës, shfrytëzoj këtë rast për t’ju dërguar në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës urimet tona më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie për vendin dhe popullin tuaj. Le të shërbejë viti jubilar i 50-vjetorit të pavarësisë tuaj dhe i dhjetë vjetorit të pavarësisë tonë si një pikënisje për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve, e cila do të fillonte me njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran”, është shprehur Pacolli.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje