‘Parajsa e bardhë’ PAMUKKALE, magjia e pambuktë në Turqi

‘Parajsa e bardhë’ PAMUKKALE, magjia e pambuktë në Turqi

Fjala pamuk ka prejardhjen nga turqishtja, ndërsa kala – gjithashtu është fjalë e turqishtes, që do të thotë kështjellë. Ekzistojnë legjenda të shumta që bëjnë fjalë për Pamukkalanë.

Fjala pamuk ka prejardhjen nga turqishtja, ndërsa kala – gjithashtu është fjalë e turqishtes, që do të thotë kështjellë.

Ekzistojnë legjenda të shumta që bëjnë fjalë për Pamukkalanë. Smernei i lashtë ka shkruar kështu: “Këtu gjendet Selena, Perëndesha e Hënës erdhi në Tokë dhe takoi bariun Endimion, djalosh me bukuri përrallore.

Edimioni nga lumturia e humbi plotësisht mendjen dhe harroi të mjelë bagëtinë e tij. Dhe, natyrisht, qumështi vërshoi tërë atë rajon. Dhe, akoma është atje.

Ndërkaq, shkencëtarët e thonë një tregim të zhveshur nga çdo romantikë: uji i ngrohtë, i pasur me hidrogjen kalciumi e me karbonate, del në sipërfaqe.

Ndryshimi i shtypjes, që bëhet me atë rast, pastaj ngrohtësia – si e vetë ujit ashtu edhe e diellit – shkaktojnë që nga uji me shpejtësi të lirohet dyoksidi karbonik.

Mbetet i patretur karbonati i kalciumit, i cili shtresohet duke krijuar këto forma të bardha: platformat dhe stalaktitet.

Sot kjo mrekulli shtrihet në 3.000 metra në gjatësi dhe 300 në gjerësi, ndërsa në lartësi 100.

Uji, thonë, shëron reumën, sëmundje të ndryshme të zemrës, lëkurës, të veshkave, problemet e traktit urinar dhe atij gjinekologjik.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje