Paraqitja e Chelseat ndaj Man Cityt cilësohet si anti-futboll dhe njëra nga...

Paraqitja e Chelseat ndaj Man Cityt cilësohet si anti-futboll dhe njëra nga më të dobëta në histori, futbollistët e Bluve ecnin në fushë dhe nuk e donin topin

Chelsea u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Manchester City, por më shumë se humbja dhembi paraqitja e londinezëve, e cila u sulmua ngaGary Neville dhe Jamie Redknapp, por edhe përdoruesin e Twitter-it.  

Kampionët aktual të Ligës Premier bënë një paraqitje të dobët në Etihad Stadium, me skuadrën e Antonio Contes që kishte mungesë besimi dhe çdo lloj dhuntie.

Paraqitja e tyre u bë hit nga përdoruesit e Twitter-it, të cilët së bashku me ish-lojtarët, tani analistët televiziv, Neville dhe Redknapp sulmuan Blutë duke ia vu në pah mangësitë për t’ia marr topin në mesfushë lojtarëve të Man Cityt.

Video prej 18 sekondave tregon se i mesfushorët Cesc Fabregas dhe Willian, por edhe lojtarët tjerë të Chelseat shiheshin thjesht duke ecur kur David Silva, Ilkay Gundogan dhe Oleksandr Zinchenko po e endnin topin me njëri-tjetrin.

Yjet e Chelsea, të cilët fituan titullin e Ligës Premier në vitin e kaluar, dukeshin të pa interesuar dhe nuk dëshironin të paktën të përpiqeshin të fitojnë zotërimin e topit nga skuadra e Pep Guardiolas.

Kjo erdhi kur rezultati ishte vetëm 1-0 dhe me 15 minuta të mbetura deri në fund, por Chelsea dukej shumë e kënaqur për të lënë Mançesterin me humbje minimale.

Conte kishte thënë pas ndeshjes se kishte dallim në cilësi, por Neville dhe Redknapp kishin të drejtë të vënë në dyshim mentalitetin e tyre.

“Ishte anti-futboll. Ky ishte një krim kundër futbollit, ata që Chelsea bëri sot… Ishte sikur ata nuk donin të ecnin përpara. Chelsea u dha tre pikë para se të fillonte ndeshja”, ka thënë Redknapp.

“Chelsea nuk ka qenë i guximshëm sot. Ata duhet të luajnë më thellë, sepse po luajnë kundër një skuadre superiore”, ka thënë Neville.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje