Parashikim: Chelsea – Barcelona

Parashikim: Chelsea – Barcelona

Chelsea do të presë Barcelonën në duelin më të rëndësishëm të sezonit i cili nuk ishte prej më të mirëve për Blutë e Londrës. Por, në Stamford Bridge gjithçka është e mundur.

Vendi: Stamford Bridge, Londër
Koha: E martë, ora 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Chelsea
Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, do të duhet që të vendosë nëse duhet të ftohet Alvaro Morata sërish në 11-shen startuese pas rikthimit të tij në stërvitje, ose që t’i besojë sulmuesit në top formë, Olivier Giroud.

Conte ka zbuluar se Marcos Alonso do të jetë i gatshëm që të përballet me Barcelonën pas një mungese prej tri ndeshjeve, por Tiemoue Bakayoko nuk pritet të rikuperohet në kohë.

Gary Cahill dhe Antonio Rudiger janë në garë për një pozicion startues në mbrojtjen e Chelseat të martën.

David Luiz dhe Ross Barkley po ashtu janë në dyshim për vendasit, por nuk do të startonin edhe nëse do të ishin të gatshëm.

Barcelona
Philippe Coutinho nuk është i gatshëm për BArcën pasi luajti për Liverpoolin në fazën grupore.

Ousmane Dembele është i gatshëm qët ë udhëtojë në Londër dhe të luftojë për një pozitë startuese në krahun e majtë.

Thomas Vermaelen do të udhëtojë me skuadrën përkundër problemeve me lëndimet, por Nelson SEmedo është i suspenduar për mysafirët.

Top lojtarët

A e dini se?

Chelsea ka barazuar në pesë nga gjashtë ndeshjet ef undit për Barcelonën në të gjitha garat.

Barcelona s’ka pranuar gol në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analiza

Pas tri humbjeve në katër ndeshje, Chelsea fitoi dy ndeshjet e fundit duke shënuar shtatë gola e duke mos pranuar asnjë. Blutë kanë humbur vetëm dy nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj skuadrave spanjolle.

Barcelona është favorite për Ligën e kampionëve këtë sezon duke humbur vetëm një ndeshje gjithë sezonin. Ekipi i Valverdes ka mbajtur të paprekur portën në katër nga pesë ndeshjet e fundit dhe ende s’ka pranuar gol në udhëtim në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi kurrë s’ka shënuar ndaj Chelseat në tetë ndeshjet e zhvilluara që është rekordi i tij më negativ ndaj një kundërshtari. Ai ka fituar vetëm një herë ndaj Chelseat dhe kjo statistikë duhet të përmirësohet nëse Barca dëshiron të kualifikohet tutje.

Parashikimi i Sky Sports: Chelsea 2-2 Barcelona

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje