Parashikimi i motit për këtë javë në Kosovë

Parashikimi i motit për këtë javë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre ditëve me temperatura të larta, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik.

IHMK njofton se në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Nga sot deri ditën e mërkurë moti nuk do të jetë stabil , i përcjellë me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar.

“Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje