Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët serbë çfarë po bëjnë

Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët serbë çfarë po bëjnë

Zvicra mposhti Serbinë me dy gola të kosovarëve, Granit Xhakës i cili barazoi rezultatin në 1-1 me një super gol në minutën e 52’të, dhe Xherdan Shaqirit, i cili shënoi për 1-2 në minutën e 90’të.

Që të dy djemtë e Kosovës golin e festuan duke bërë shqiponjën me duar, drejtuar tifozëve të stadiumit.

Por, gjesti i tyre ka nervozuar shumë tifozët serbë, të cilët u janë kthyer Twitter-it për t’u ankuar, shkruan Gazeta Express.

Shumë tifozë serbë në Twitter po shkruajnë se gjesti i Xhakës është provokim dhe se FIFA duhet të reagojë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje