Pasi ta shihni këtë video, kurrë më nuk do t’i hani salsiçet...

Pasi ta shihni këtë video, kurrë më nuk do t’i hani salsiçet (VIDEO)

Salçiçet nuk përmbajnë asgjë organike dhe janë ushqime të përpunuara dhe pa vlera ushqimore.

Ato prodhohen duke përdorur makineri në fabrika të cilat mund të bëjnë deri në 300.000 salçiçe në një orë. Ato bëhen prej pule, viçi dhe mish derri. Por, prodhuesit fusin brenda çdo gjë nga derri, viçi si dhe kokat e kafshëve.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët që përdoren për krijimin e salsiçeve pasi që asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Sipas hulumtimeve të kryera në Universitetin e Hawaii, mishi i proceduar e rritë rrezikun e kancerit të pankreasit deri në 67 për qind. Mishi i proceduar thuajse gjithmonë përmban aditivë si nitratet dhe është substancë e cila është dëshmuar se e rritë rrezikun e kancerit në stomak, fshikëz, pankreas etj.

Siç pohon edhe American Institute For Cancer Research, vetëm një salsiçe në ditë e rritë rrezikun e kancerit kolorektal për 21 për qind.

Shikoni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si bëhet ky produkt ushqimor.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje