“Pastrojmë Shqipërinë që duam” / Klosi dhe vullnetarët pastrojnë liqenin e Shkodrës

“Pastrojmë Shqipërinë që duam” / Klosi dhe vullnetarët pastrojnë liqenin e Shkodrës

Nuk është Janar për Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili niset në këtë ditë të ftohtë me biçikletë drejt liqenit të Shkodrës për të vazhduar me operacionin “Pastrojmë Shqipërinë që duam” ne veri të vendit. Klosi ka ndërthurur aktivitetin fizik me sherbimin ndaj komunitetit, dhe ka ftuar gjithë te rinjte e të rejat e zonës t’i bashkohen në aksion gjatë postimit të tij në Facebook. Për të pastruar ato zona të liqenit jo lehtësisht të arritshme, Ministri kaloi në ekstreme duke sfiduar veten në kajak.

 

 

Pas përfundimit të aktivitetit Klosi u shpreh se: Operacioni i pastrimit nuk mbaron me sot ne liqenin e Shkodrës, kemi ende shumë për të bërë. Dua t’ju them se ka ardhur koha që mjedisi të shihet më dashni e jo babëzi. Të gjithë duhet të punojmë për një vend ku pemët mbillen, nuk priten! Një vend me liqene e lumenj të pastër, ku mbeturinat riciklohen, nuk hidhen, nuk digjen! Një vend ku të lulëzojë turizmi dhe jo katastrofa mjedisore. Bashkë për ti dhënë fund barbarisë me Mjedisin! Në Shkodër, për Taraboshin, për Kirin, për Bunën, për jetën tona!  

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje