Pele: Për teknikën që ka, Neymar…

Pele: Për teknikën që ka, Neymar…

Botërori në Rusi është gjithmonë dhe më afër dhe mes skuadrave favorite për ta fituar atë është sigurisht edhe Brazili. Për një legjendë të futbollit, si Pele, skuadra e Tite mund ta fitojë Kupën e Botës me kush që të mbështetet te talenti i Neymar:

“Brazili ka gjithmonë një ekip në gjendje të fitojë Kupën e Botës. Megjithatë, nuk kemi arritur të fitojmë kohët e fundit për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u përgatitur. Pjesa më e madhe e lojtarëve brazilianë luan jashtë shtetit. Në kohën time ishte ndryshe. Kishim më shumë kohë në dispozicion”, ka thënë “O Rey”.

“Mungesa e kohës e bën shumë të vështirë punën e stafit teknik sepse është e vështirë të ndërtosh një skuadër. Gjërat kanë ndryshuar, nuk është më e lehtë të thuash ‘kjo do të jetë skuadra jonë’. Por nëse flasim individualisht, nuk kam dyshime se lojtarët më të mirë të botës janë brazilianë. Neymar është gati për t’u bërë një lider, është lojtari kyç i Brazilit. Do të shkojë shumë larg dhe për mendimin tim është më i miri në botë teknikisht. Jam absolutisht i sigurt për këtë”, ka përfunduar Pele.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje