Pensionistja e lumtur që plotësoi ëndrrën e kamotshme, për të vozitur autobusin...

Pensionistja e lumtur që plotësoi ëndrrën e kamotshme, për të vozitur autobusin (Video)

Patricia Newbury nga Bristoli i Anglisë, e ka përmbushur ëndrrën që ka pasur gjithmonë – të vozitë një autobus.

Pensionistja – që nuk ka dashur të tregojë moshën – është mësuar nga instruktori, që të voziste dhe të zinte kthesat, si dhe disa manovra tjera.

Derisa ishte në poligonin e testimit, ajo ka buzëqeshur dhe shfaqej e lumtur, ndërsa kaloi me sukses të gjithë rutinën e paraparë.

Gjithmonë kishte menduar, se sa e kënaqshme do ishte puna si shofere autobusi – derisa ambicien e saj sekrete, nuk ia tregoi motrës. Kjo e fundit, kontaktoi me një kompani që merret me ligjërata për shoferët e rinj dhe kërkoi shërbimet e tyre, për një ‘kandidate të veçantë.

Në fakt, kjo ishte si dhuratë për ditëlindjen e Newbury, e cila tani mund të vizitojë poligonin sa herë të dojë dhe të bëjë xhiro duke vozitur vet autobusin.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje