Për jetë a vdekje, zogu luftë kundër peshkut (Video)

Për jetë a vdekje, zogu luftë kundër peshkut (Video)

Nuk janë të paktë ata që besojnë se një peshk nuk do të kishte asnjë shans kundër një zogu, por në një video të filmuar në Zegveld të Holandës tregon se edhe peshqit mund t’i hanë zogjtë, ose të paktën të tentojnë.

Një peshk i madh është përpjekur që të hajë zogun duke e futur thuajse të gjithin në gojë, por zogu nuk dorëzohet dhe fillon ta godasë me sqep në sy për t’u liruar.

E teksa beteja mes tyre vijon për disa sekonda, peshku duket se doli fitues teksa u zhyt bashkë me zogun në ujë, por ky u fundit nuk është dorëzuar duke e detyruar peshkun të dalë serish në sipërfaqe.

Më pas personat që po e filmonin vendosën të ndërhynin, duke hedhur një shkop në drejtim të tyre. Gjest që përcaktoi edhe fundit e betejës. Fillimisht dallohen teksa zhyten të dy në ujë, por peshku është dorëzuar pasi zogu dallohet disa metra më tutje teksa del mbi sipërfaqe.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje