Për shëndet të mirë hani nëntë herë në ditë

Për shëndet të mirë hani nëntë herë në ditë

Nuk është që deri tani nuk kemi ditur për rregullën që duhet të hamë më shpesh dhe më pak, por këtë gjë tani e sugjerojnë edhe ekspertët.

Mënyra e tillë e të ngrënit ndihmon për ta mbajtur nivelin e sheqerit dhe të energjisë në gjak.

Hulumtimi i cili akoma nuk ka përfunduar tregon që duhet të hamë pak dhe shpesh, madje nëntë herë në ditë.

Kjo do të mund të ndihmonte në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit, transmeton Koha.net, madje edhe të nxisë dobësimin.

“Ndarja e ushqimit në më shumë shujta, në vend se të hamë gjithçka në tri shujta, ka përparësi për metabolizmin”, tha dr. Susan Jebb, shefe e këshillit për hulumtime mjekësore në ushqyerjen njerëzore në Britani të Madhe.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 persona nga Britania e Madhe, Japonia, Kina dhe SHBA-ja.

Të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim kanë konsumuar sasinë e njëjtë të kalorive në organizëm, dallimi ka qenë në atë që disa kanë ngrënë më pak se gjashtë herë në ditë, ndërsa tjerët më shumë se gjashtë herë, shkruan Daily Mail.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje