Përdorimi i shamponit për depilim është gjëja më e gabuar që e...

Përdorimi i shamponit për depilim është gjëja më e gabuar që e bëni

Nëse e keni shprehi t’i depiloni këmbët, sqetullat apo pjesët tjera të trupit duke përdorur xhel dushi, shampon ose kondicioner të flokëve për shkumë, atëherë jeni duke bërë shumë gabim.

Të paktën kështu thotë dermatologia Anita Sturnham, e cila thotë se përdorimi i këtyre produkteve nuk sjell asgjë të mirë.

Përkundrazi, ajo pohon se këto produkte vetëm sa e vështirësojnë procesin e depilimit, dhe rezultati nuk është një lëkurë e lëmuar dhe e butë.

“Kur depiloheni duhet të përdorni produkte të veçanta për këtë proces, në mënyrë që të mos keni acarim apo prerje të lëkurës”, thotë ajo.

Në fakt, përveç kësaj, ajo thotë se produktet e tilla mund ta ‘bllokojnë’ edhe makinën për depilim dhe rrjedhimisht mund të keni probleme gjatë procesit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje