Përfundojnë të arrestuar sepse morrën mishin nga lopa e ngordhur

Përfundojnë të arrestuar sepse morrën mishin nga lopa e ngordhur

Në fshatin Busavatë të Kamenicës janë arrestuar dy meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë marrë mishin nga një lopë e ngordhur, me qëllim të shitjes dhe distribuimit.

Arrestimet kanë ardhur pasi një person ka informuar policinë se të dyshuarit morrën mishin nga lopa të cilën ankuesi e kishte hedhur në përrua.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje