Përfundon mbledhja e Vetëvendosjes, shpallin zgjedhjet, ua tregojnë derën krahut të Molliqajt

Përfundon mbledhja e Vetëvendosjes, shpallin zgjedhjet, ua tregojnë derën krahut të Molliqajt

Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me shpalljen e zgjedhjeve të reja partiake për Kryetar të Partisë. Veç kësaj, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni, ka thënë se i kanë shpallur zgjedhjet për Kryetar të Vetëvendsojes.“Në shkurt i skadon mandati i kryetarit të deritashëm”, ka thënë Hyseni, para mediave, pasi ka përfunduar mbledhje e Partisë.

“Është diskutuar edhe për koalicionet. Pa asnjë problem serioz ka kaluar mbledhja”, ka thënë Hyseni.Në anën tjetër, Ismail Kurteshi, Sekretari i VV’së, ka thënë se të gjithë ishin për zgjedhje brenda partisë.“Vetëvendosje i është kthyer normalitetit”, ka thënë Kurteshi.“Shpejt do ta kem kryetarin e ri”, ka shtuar ai.“Ai që fiton më së shumti vota, ai do të jetë Kryetar i VV-së”, deklaruar Sekretari i VV-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje