Perime dhe pemë të freskëta apo të ngrira: Shkencëtarët kanë konstatuar cilat...

Perime dhe pemë të freskëta apo të ngrira: Shkencëtarët kanë konstatuar cilat janë më të shëndetshme!

Disa materie ushqyese, siç është vitamina C, konsiderohen termikisht “labile”, që do të thotë se përbërësit ushqyes mund të zhduken gjatë procesit të zierjes.

Pemët dhe perimet e ngrira janë të ushqyeshme si edhe ato të freskëta, madje në disa raste tregohen që janë edhe më të shëndetshme se ato që sapo i keni vjelë, kanë konstatuar shumë studime shkencore.

Përmbajtjet ushqyese të pemëve dhe perimeve të freskëta fillojnë të përkeqësohen nga çasti kur vilen.

Kjo do të thotë që, nga çasti kur përfundojnë në tryezën tonë, edhe pse mendojmë që do të kënaqemi me përmbajtjen e tyre të plotë nutritive, kjo shpesh nuk është kështu.

Teknologjitë aktuale të reja të cilat përfshijnë përpunimin termik para vënies në procesin e ngrirjes dukshëm përmirësojnë ruajtjen e materieve ushqyese në pemë dhe perime të ngrira.

Assesi nuk duhet harruar që edhe produktet e freskëta humbin materiet esenciale ushqyese.

Studimi të cilin e kanë bërë hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë, kanë zbuluar që disa artikuj të ngrirë mund të jenë më të shëndetshëm se artikujt e freskët.

Në kuadër të këtij studimi ekipi hulumtues ka studiuar tetë lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve të ngrira, duke përfshirë misrin, brokolin, spinaqin, karotën, bizelen, boraninë, dredhëzat dhe boronicën, dhe kanë vlerësuar përmbajtjen e tyre nutritive.

Rezultatet kanë treguar dallime shumë të vogla të vlerave midis artikujve të freskët dhe të ngrirë.

Aq më tepër, hulumtuesit kanë vërejtur që artikujt e ngrirë: misri, borania dhe boronica, kanë përmbajtje më të madhe të vitaminës C në krahasim me artikujt e freskët.

Gjithashtu, brokoli i ngrirë ka pasur nivel më të lartë të riboflavineve në krahasim me brokolin e freskët, derisa bizelja e freskët ka pasur sasi më të madhe të kësaj pjese komplekse të vitaminës B se sa bizelja e ngrirë.

Pos kësaj, ekspertët nuk kanë vërejtur dallim të rëndësishëm midis pemëve dhe perimeve të freskëta dhe të ngrira në pikëpamje të përmbajtjes së fibrave.

Nivelet e mineraleve esenciale siç janë: magnezi, kalciumi, zinku dhe hekuri gjithashtu nuk dallojnë nga artikujt e freskët dhe të ngrirë.

Studimi tjetër të cilin e kanë bërë shkencëtarët e Institutit të Hulumtimit të Ushqimit gjithashtu ka treguar që ushqimi i ngrirë vërtet mund të përmbajë më shumë materie ushqyese se sa ai i freskëti, sepse mund të qëndrojë edhe deri në dy javë më shumë për blerje apo zierje.

Hulumtuesit kanë theksuarqë bizelja e freskët ka humbur rreth 45 për qind të materieve ushqyese pas 16 ditësh.

Studimet gjithashtu kanë treguar që në të njëjtën periudhë lulelakra ka humbur 25 për qind të materieve ushqyese, ndërkaq karota deri në 10 për qind.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje