Përleshje masive mes të rinjve në Drenas, arrestohen tre persona

Përleshje masive mes të rinjve në Drenas, arrestohen tre persona

Sot rreth orës 13:30, në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas, policia ka hasur në persona të lënduar, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.
“Viktimat e rastit janë:

· F.D, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

· A. D mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

· D.G, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) , menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Në kuadër të veprimeve të saj policia ka kryer një varg veprimesh operative e hetimore dhe pak çaste pasi ka ndodhë rasti, policia ka arrit të identifikoj dhe arrestoj personat e dyshuar:

L.H, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Q. H mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

F.Xh, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, k anjoftuar policia.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje