“Përpara Paris!” – mesazhi i Neymarit për bashkëlojtarët para ndeshjes ndaj Realit

“Përpara Paris!” – mesazhi i Neymarit për bashkëlojtarët para ndeshjes ndaj Realit

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, u ka dërguar një mesazh motivues bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes kundër Real Madridit.

Braziliani nuk mund të luante në përballjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ashtu që ka dashur t’i motivojë lojtarit e Parisit.

(Foto: Twitter)

Ai ka publikuar një video në Instagram, ku shfaq disa momente të tifozëve dhe veten e tij duke e shënjuar simbolin e klubit në fanellë.

“Përpara Paris!’, ka shkruar Neymar në përshkrimin e videos.

Sulmuesi i PSG-së u lëndua në ndeshjen kundër Marseille në kuadër të Ligue 1 dhe është dashur intervenimi mjekësor për ta tejkaluar dëmtimtin.

Ai e kishte thyer ashtin metatarsal të këmbës së djathtë dhe do të mungojë një kohë të gjatë, pasi i nevojitet kohë për t’u shëruar.

Ishte thënë se sezoni ka marrë fund për të, por ka mundësi që të kthehet pak para se të përfundojë sezoni dhe të përgatitet për Kampionatin Botëror me Brazilin.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje