Pesë arsye të shëndetshme se përse duhet të bëni seks sonte

Pesë arsye të shëndetshme se përse duhet të bëni seks sonte

Kur personat fillojnë të ngarkohen nga puna, familja dhe jeta e përgjithshme, seksi është gjëja e parë e cila lihet mënjanë në një lidhje.

Por, siç thotë Tracey Cox, eksperte e lidhjeve dhe e seksit, kur jeni të shtrirë dhe ndiheni të lodhur, seksi gjithmonë ia vlen.

Më poshtë i keni disa arsye të shëndetshme se përse duhet të bëni seks:

Seksi ju ndihmon të flini
Keni probleme me gjumë? Gjatë orgazmës, truri liron oksitoksinë, i cili ju furnizon me ndjenja relaksi dhe ju ndihmon të flini më shpejt.

Seksi i mahnitshëm është një nga ilaçet më të mira për ta shëruar pagjumësinë dhe problemet e tjera të gjumit.

Seksi ju bën të dukeni më të ri
Çiftet që bëjnë seks të paktën tri herë në javë duken 10 vjet më të ri sesa ata të cilët bëjnë seks më rrallë.

Seksi i zvogëlon dhimbjet e kokës
Një studim i kryer nga hulumtuesit gjermanë ka konstatuar se seksi mund të jetë më efektiv sesa pilulat kundër dhimbjes për ta zvogëluar dhimbjen e kokës.

Seksi ndihmon në humbjen e peshës
Seksi faktikisht është konkurrent serioz i ushtrimeve tjera për humbjen e peshës si ecja dhe noti.

Një studim i publikuar në ‘PLOS’ ka zbuluar se një mashkull i ri mund t’i djegë rreth 100 kalori në një sesion 25-minutësh seksi.

Seksi e forcon sistemin e imunitetit
Çdo herë që përjetoni klimaks, trupi liron DHEA – hormon i cili e forcon sistemin e imunitetit dhe e rritë jetëgjatësinë, e përmirëson performancën e aftësive njohëse dhe vepron si antidepresues. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje