Pesë prokurorë të rinj për Prokurorinë Speciale

Pesë prokurorë të rinj për Prokurorinë Speciale

esi i muajit gusht pritet ta gjej Prokurorinë Speciale me pesë prokurorë të rinj. E në këtë formë po synohet të rritet efikasiteti i kësaj prokurorie; trajtimit të rasteve të terrorizimit, krimit të organizuar dhe krimeve të luftës.

Këto janë pritjet e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku. Ky i fundit priti sot në objektin e Prokurorisë Speciale, takim ky në të cilin u tha se u bisedua për forcimin e institucioneve të drejtësisë, meqë mandati i EULEX-it tashmë ka përfunduar.Në takim u bisedua për rritjen e numrit të prokurorëve, e që tashmë dihet se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hap konkursin për avancimin e pesë prokurorëve për Prokurorinë Speciale.

E pritjet janë që në gjysmën e gushtit do të jenë edhe pesë prokurorë të rinj, ku një prej tyre do të merret me krimet e luftës.Millaku: Ka nevojë për më shumë prokurorë“Ligji i procedurës penale nuk lejon me u ngrit aktakuzë pa u marrë në pyetje, në mungesë.

Tash pas pesë prokurorëve të rinj, mendoj një prokuror me e qit tek krimet e luftës, kështu të rritet efikasiteti aq sa është i mundshëm me kushtet tona. Ne e dimë që krime ka pas shumë, ka nevojë edhe më shumë prokurorë, por ne nuk i kemi vetëm krimet e luftës, kemi krimin e organizuar, terrorizmin, korrupsioni, jemi të stërngarkuar me lëndë, veçanërisht pas shkuarjes së EULEX-it me transferimin e lëndëve shumë voluminoze”, tha Millaku.

E Kryeprokurori Lumezi duke thënë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i trajton si kompetencë ekskluzive edhe krimet e luftës, shtoi se në kuadër të Departamentit për Krime të luftës vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 23 raste që janë trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Por ai tha se serbët që akuzohen për krime lufte e që janë në Serbi nuk mund të gjykohen në mugesë.Lumezi: Duhet të gjejmë një kompromis që të akuzuarit për krime lufte të gjykohen në procedurë të përshpejtuar“Ne kemi biseduar edhe në takime të mëhershme që ndoshta duhet të rishikojmë një mundësi që personat që gjenden në Republikën e Serbisë dhe ata nuk ekstradohen nga Republika e Serbisë, sepse edhe me kodin e procedurës penale të tyre por edhe me Kushtetutën e tyre edhe ata nuk i ekstradojnë shtetasit e vet, kështu që ndoshta duhet të bëjmë një kompromis në të ardhmen të rishikojmë mundësinë që disa persona vetëm për raste të krimeve të luftës të mund të gjykohen, dhe mbasi që bëhet aktgjykimi i plotfuqishëm, atëherë nëse ai person kapet nga autoritetet e Kosovës të mbahet edhe një gjykim në procedurë pak më të shpejtuar, t’i ipet e drejta që të deklarohet lidhur me veprën e tij”, tha Lumezi.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se mbesin sfidë lëndët e dorëzuara nga EULEX-i në Prokurorinë Speciale, e që sipas tij është numër i madh i tyre.Tahiri: Do të tregohet efikasitet kundër krimit të organizuar“Vitet e ardhshme, dy vitet e ardhshme, do të jenë vite të cilat do të tregojnë një efikasitet edhe më të madh në luftë kundër krimit të organizuar dhe në luftë kundër çdo dukurie negative.

Ajo që është më e rëndësishmja është të rrisim efikasitetin aty që nuk e kemi pas shumë deri më sot në konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale ose në mënyrë të paligjshme. Dhe e fundit ishte edhe çështja e një kolegji ose departamenti të veçantë në kuadër të gjykatë themelore të Prishtinës e cila do të jetë adresë e lëndëve që vinë nga Prokuroria Speciale në mënyrë që të kemi një efikasitet edhe në këtë gjykim, të këtyre lëndëve”, tha ai.Kujtojmë se deri në prill të 2014-ës, krimet e luftës kanë qene kompetencë e UNMIK-ut dhe EULEX-it/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje