Pishina e Gërmisë hapet vikendin e ardhshëm, rriten çmimet

Pishina e Gërmisë hapet vikendin e ardhshëm, rriten çmimet

Pishina e Gërmisë, as këtë vit nuk është hapur në datën e paralajmëruar që ishte 1 qershori.

Data për hapjen e një nga destinacioneve më të vizituara për prishtinasit, është shtyrë për vikendin e ardshëm më 9 ose 10 qershor, por as kjo datë nuk është definitive, shkruan Magazina.al

Përfaqesuesi i “Sport Marketing” të cilët menagjojnë me pishinën e Gërmisë, në një intervistë në emisionin “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova, ka thënë se kanë marrë të gjitha masat që kjo pishinë të hapet më së largu deri më 12 qershor.

“Hapja do të bëhet në vikendin e ardhshëm ose më 12 qershor, të gjitha pergatitjet i kemi bërë me operatorët, ekipet e shpëtimit, sigurimit dhe ekipet mjekësore”, ka thënë përfaqesuesi i “Sport marketing”.

Edhe pse nuk është bërë asnjë investim i ri, çmimi për vizitorët e rritur gjatë vikendit është rritur nga 2 në 3 euro, transmeton Magazina.al

Pishina thellësin maksimale do ta ketë 1.90 metra ndërsa janë angazhuar 10 shpetimtarë që do të kujdesen për vizitorët.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje