Plagoset një i ri në Hajvali, arrestohen dy veta

Plagoset një i ri në Hajvali, arrestohen dy veta

Sot rreth orës 15:20 në fshatin Hajvali të Prishtinës, ka ndodhur një incident ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Për pasojë i plagosur aty ka mbetur një djalë i moshës 18 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy veta, kurse i plagosuri është dërguar për në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Njësitet tona relevante janë duke kryer procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje