Poeti kosovar me poezi për Kataloninë

Poeti kosovar me poezi për Kataloninë

Poeti dhe politikani kosovar, Rexhep Hoti, ka reflektuar poetikisht ndaj ngjarjeve të sotme në Kataloni.

Ai ia ka kushtuar një poezi përpjekjes katalonase për pavarësim nga Spanja, njofton Klan Kosova.

Rexhep Hoti

Për Kataloninë!

Sonte,
Jam me europianët e mi nga Katalonia
Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me politikë!
Sonte,
Në tryezën e festës sime nuk jam vetë!
Kam miq!
Ata nuk janë më midis nesh.
Kanë ikur një nga një,
Që Lira e Kosovës të ketë Jetë!

Midis tyre e shoh Rugovën, Komandantin legjendar
Në të djathtë të Diellit qëndron Ukshin Hoti,
E thithë duhanin në qelibar!
Dhe me qortim të përmbajtur u drejtohet spanjollëve:
Lërini katalunasit e qetë të gëzojnë!
Mos i ngani!
Liria është fati suprem i popujve
Është thjesht altar!

Prishtinë, 27.10.2017

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje