Polici i drogës në kërkim, Krimet e Rënda vendosin arrest me burg

Polici i drogës në kërkim, Krimet e Rënda vendosin arrest me burg

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg në mungesë ndaj ish shefit të policisë Julian Balliu, i dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge.

Krimet e Rënda pranuan kërkesën e prokurorisë për teëvendosur të njëjtën masë dhe për të njëjtat dyshime edhe për 24-vjeçarin Armelind Tufa, që siç thonë burimet është djali i një zyrtari policie. Ndërkohë masa janë dhënë edhe për disa persona nga jugu i vendit që dyshohen si pjesë e një rrjeti trafikantësh, të cilët një vit më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikuan drejt Italisë ngarkesën prej 2.5 tonë kanabis.

Për këtë dosje janë shpallur më herët edhe 11 masa të tjera, mes tyre edhe për një ish zyrtarin e policisë së Fierit Festim lelaj si edhe dy oficerë të policisë kufitare në Durrës dhe doganierë.

Ngarkesa u bllokua në Ankona, dhe hetimet po zhvillohen nga një ekip i përbashkët prokurorësh.

Siç rezulton nga veprimet hetimore, dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet edhe agjentë doganierë të tjerë dhe oficerë policie kufitare.

Provat tregojnë se kamioni fillimisht ka kaluar për t’u skanuar në datën nëntë janar dhe pas kontrollit është kthyer pas ku edhe i është ndërruar rimorkio në të cilët ndodhej ngarkesa e hashashit.

Emri i ish zyrtarit të policisë Julian Balliu u denoncua gjatë javës në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Ai shfaqet duke bërë tregti me një qytetar të cilit i ofron 200 gramë kokainë për të mbyllur një borxh të hershëm me të. Ndërkohë në kërkim për çështje droge vijojnë të jenë edhe ish drejtori i Vlorës, ish shefi i kufirit Dhërmi dhe ish shefi kundër krimit të organizuar.

Megjithëse ndaj tyre janë vendosur masa arresti në mungesë, emri i asnjërit prej tyre nuk është publikuar ende në faqen e Interpol Tiranës

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje