Policia detyrohet të ndjek dy qen në një autostradë të ngarkuar në...

Policia detyrohet të ndjek dy qen në një autostradë të ngarkuar në SHBA (Video)

Disa pamje jo të zakonshme janë publikuar të cilat tregojnë një situatë interesante në një nga autostradat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë dy qen të cilët thuhet se ishin arratisur dhe kishin përfunduar në një autostradë të ngarkuar në Phoenix, Arizona.

Siç edhe mund të shihet, ata kanë detyruar policinë dhe zjarrfikësit që t’i ndjekin, duke e kapur njërin prej tyre.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tjetri kishte mundur të “mbijetonte”, por jo gjatë, pasi është kapur afër disa shtëpive të lëvizshme, nga banorët.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje