Policia padit Bashën dhe Kryemadhin për bllokim rrugësh

Policia padit Bashën dhe Kryemadhin për bllokim rrugësh

Policia e Shqipërisë ka nisur procedimin penal për të gjithë organizatorët e protestës së të enjtes ku për rreth tre orë u bllokuan katër akse kryesore kombëtare.

Në total janë proceduar penalisht 50 organizatorët e protestës.

Mes të proceduarve është edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Procedimi i 50 personave u bë për manifestime të paligjshme, pengim i qarkullimit dhe prishjen e qetësisë publike, raportojnë mediet në Shqipëri.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje