Portreti i Adem Jasharit përmes 200 mijë plumbave

Portreti i Adem Jasharit përmes 200 mijë plumbave

Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së UÇK-së, në Prekaz është vendosur të hënën mozaiku i heroit i punuar me rreth 200 mijë gëzhoja plumbash.

Këtij punimi iu gëzua nipi i Adem Jasharit, tash kryetar komune i Skenderajt Bekim Jashari.

Ai ka thënë se kjo është një simbolikë e mirë për sakrificën e komandantit, derisa sipas tij, kjo tregon për dashurinë që kanë njerëzit për heronjtë.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se portreti i komandantit legjendar Adem Jashari, me rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh përbën jo vetëm një rekord për Guinness, por edhe një mesazh simbolik i përpjekjes dhe legjendës sonë për çlirim.

Mozaiku me 200 mijë gëzhoja plumbash është punuar nga Besart Gashi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje