Posta Turke i dhuron 10 motoçikleta Postës së Kosovës

Posta Turke i dhuron 10 motoçikleta Postës së Kosovës

Posta e Kosovës ka pranuar sot nga Posta Turke një donacion prej 10 motoçikletave, në vlerë 18 mijë dollarë.

Me ketë rast është organizuar një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë një delegacion i Postës Turke i udhëhequr nga zëvendësdrejtori Osman Çetinkaya, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, zëvendësministri i MZHE-së Usmen Baldzi si dhe zyrtarë tjerë nga të dy administratat postare.

Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha ka shprehur falënderim për këtë donacion që është rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë disavjeçar dhe marrëveshjeve të lidhura për fusha të ndryshme bashkëpunimi.

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, tha se ndjehet shumë e lumtur që të dy vendet tona, Turqia dhe Kosova kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndër vete, ndërsa uroi për bashkëpunimin e dy administrative postare të të dyja vendeve për shkëmbimin profesional për shërbime cilësore për qytetarët, raporton KP.

Ajo uroi Postën e Kosovës për donacionin që e mori nga Posta Turke, si dhe u shpreh optimiste për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje