PRAPASKENAT: Kur Berisha sulmonte Ramën dhe mbronte paligjshmëritë e Becchettit për t’i...

PRAPASKENAT: Kur Berisha sulmonte Ramën dhe mbronte paligjshmëritë e Becchettit për t’i marrë Shqipërisë në tavolinë 160 milionë euro

Teksa Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dha të drejtë shtetit shqiptar mbi koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit, dalin në pah të gjithë skemat dhe prapaskenat e asaj kohe për të favorizuar paligjshmëritë e biznesmenit Francesco Becchetti.

Një prej tyre ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka pasur shpërthime të jashtëzakonshme ndaj qeverisë “Rama” duke bërë avokatinë politike për Becchettin i cili kërkonte të rrëmbente në tavolinë 160 milionë euro nga shteti shqiptar përmes kompanive të krijuara prej tij dhe të drejtuara nga familjarë e bashkëpunëtorë që nuk kishin realizuar as projektin energjetik, për të cilin erdhi në Shqipëri 18 vjet më parë.

Referuar kronikave të kohës dhe seancave parlamentare në atë perjudhë, demokrati i lidhte justifikimet e tij nën një hakmarrje të hamendësuar ndaj ish-televizionit të Becchetti-t.

Ndërkohë i vetmi shpjegim bazuar në dokumenta, rezulton fakti që gruaja e tij Liri Berisha ka qenë përfituesja e qindra-mijëra eurove të padeklaruara në bilance zyrtare nga biznesmeni Becchetti.

“Te dashur miq, sindromi Becchetti ka pushtuar vetedijen por dhe nenvetedijen e te gjithe qenien fizike dhe psiqike te Edi Rames. Keshtu fobia, terrori, urrejtja e Rames ndaj armik Francescos dhe mamit te tij dy here armike, Liljanes qe lindi Becchettin, nuk njeh me kufij,” nënvizonte Berisha. (shkrimi i Berishës )

Madje ish-kryeministri nxorri në mbrojtje të paligjshmërisë së biznesmenit italian edhe djalin e tij Shkëlzen Berisha.

“Akuza e pastrimit të parave është një akuze e rëndë, por njoftimet e deritanishme nuk shoqërohen me asnjë provë konkrete që t’i bëjë ato të besueshme.

Akoma me dyshime ngre dhe fakti që këto prova janë mbledhur ekskluzivisht nga policia politike e Edi Ramës, qeveria e të cilit ka qenë nën kritikat e vazhdueshme të “Agon Channel”, shkruante Berisha asaj kohe në Facebook.

Teksa kryeministri Edi Rama sulmohej nga faktorë opozitar mbi deklaratat e tij për biznesmenin italian, ai vetë jepte këtë sqarim:

“Unë nuk kam dhënë ndonjë verdikt, unë e kam konsideruar sukses bllokimin e burimit të paratë të pistë që financon një media. Ku e dini më mirë se unë dhe e dinë gjithë kolegët tuaj.

Ka një prurje të atillë ofertash marramendëse dhe skandaloze për një vend si Shqipëria që është në sy të të gjithëve, fakti që ju nuk e thoni nuk e bën këtë të vërtetë gënjeshtër dhe nga ana tjetër kjo nuk ka lidhje fare me median në vetvete.

Por ka lidhje me financimin e një aktiviteti ekonomik kriminal siç e ka nënvizuar dhe hetimi”, shprehej Rama.

Teksa kanë kaluar rreth tre vite nga këto zhvillime, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dha të drejtë shtetit shqiptar duke i shpëtuar shqiptarëve një shumë të majme parash të cilin biznesmeni me ndihmën e opozitës tentoi ta marrë. (TemA)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje