Prapë? Ronaldo nuk ndalet me gola në gërshërë, shënon edhe në stërvitjen...

Prapë? Ronaldo nuk ndalet me gola në gërshërë, shënon edhe në stërvitjen para ndeshjes kundër Atleticos

Cristiano Ronaldo duket se ka gjetur formën e tij më të mirë në këtë fund sezoni.

Java e parë e prillit ishte shumë interesante dhe përplot emocione për yllin portugez.

Të hënën në stërvitjen para ndeshjes kundër Juventusit tentoi një gol të bukur në Torino, por goditi shtyllën

Në ndeshjen kundër Zonjës së Vjetër arriti t’i ikë bukur mbrojtësve të skuadrës italiane dhe shënoi gol të mahnitshëm në stilin gërshërë.

Por, CR7 nuk ndalet, ai ka shënuar prapë një të tillë në stërvitjen para ndeshjes kundër Atletico Madridit në La Liga që luhet të dielën.

Ronaldo në stërvitjen e së shtunës para ndeshjes kundër Atleticos – Foto: Real Madrid C.F./Twitter

Por, se a do të arrijë ta bëjë një gol të tillë edhe në ndeshjen kundër rivalëve lokal, kjo mbetet të shihet.

Reali ka humbur shpresat për të fituar titullin në La Liga, por për Ligën e Kampionëve janë një nga favoritët.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje