Prekëse: Iu vra burri në Afganistan, disa ditë më vonë gjen një...

Prekëse: Iu vra burri në Afganistan, disa ditë më vonë gjen një mesazh në kompjuterin e tij

Kur Emma Weaver pa dy oficerë në uniformë tek dera e saj një mëngjes, menjëherë e ndjeu se lajmet nuk do të jenë të mira.

Burri i saj, Lt. Todd Weaver i është dhënë detyra të luftojë në Afganistan dhe sikur për çdo ushtar tjetër, kjo ishte frika më e madhe e çdo gruaje.

Ishte shtatori i vitit 2010. Ajo ishte zgjuar herët nga vajza e saj, Kiley. Kur lejoi oficerët të hynë brenda, ata ia konfirmuan lajmin për të cilën ishte frikësuar.

Todd ishte vrarë nga eksploziv në një mëngjes gjatë misionit. ‘’Bota ime menjëherë u shkatërrua’’ kishte shkruar ajo në blogun e saj.

Mëngjesi tjetër ishte i vështirë për Emman. Trupi i Todd u kthye në shtëpi, ai u varros me nderime të mëdha.Por, gjërat ndryshuan disa ditë pas varrimit, kur ajo pranoi një mesazh të bukur nga bashkëshorti i saj.

Emma kishte qasje tashmë në laptopin që Todd kishte përdorur në Afganistan.

‘’Kur e hapa mbeta pa fjalë, nga emocionet që përshkruheshin në foton e desktopit’’ shkruajti ajo. Në desktop ishin dy file, njëri i quajtur ‘e dashur Emma’ dhe tjetri i quajtur ‘e dashur Kiley’.

‘’E dashur Emma, nëse je duke e lexuar këtë letër, do të thotë që unë nuk jam kthyer në shtëpi dhe nuk kam pasur mundësi të të kujtoj sërish se sa shumë të dua.’’

Image

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje