Presidenti Macron e pret në zyre 22-vjeçarin afrikan që shpëtoi fëmijën

Presidenti Macron e pret në zyre 22-vjeçarin afrikan që shpëtoi fëmijën

Emigranti 22 vjeç nga Mali i Afrikës, sot ka qëndruar në Zyrën më të fuqishme në Francë ku ka pasur rastin të bisedojë tète à tète me Presidentin Francez Emannuel Macron.

Gjesti heroik i tij kur Mamoudou Gassama shpëtoi një fëmijë 4 vjeç që ishte varur në ballkon në katin e katërt dhe po rrezikonte të binte, është shpaguar. Macron, emigrantit që sigurisht do të përballej me një jetë vështirë në Paris, i ka gjetur punë por edhe atë që është me rëndësi shtetësi franceze, duke i thënë që të aplikojë për natyralizim. Shikojeni bisedën këtu.

Macron e ka pyetur në detaje rreth rastit të riun nga Mali të cilit i ka treguar se i ka gjetur punë në brigadën e zjarrfikësve në Paris.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje