Presidenti Meta bën thirrje për mbrojtjen e natyrës

Presidenti Meta bën thirrje për mbrojtjen e natyrës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje për mbrojtjen e natyrës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë. Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar një fotografi me vajzën e tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje