Presidenti Thaçi: Jam i prekur thellë nga vrasja e 14 vjeçarit nga...

Presidenti Thaçi: Jam i prekur thellë nga vrasja e 14 vjeçarit nga Karaçeva

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar për vrasjen të miturit 14 vjeçar nga babi i tij në Karaçevë të Kamenicës.

Përmes një postimi në Facebook, është shprehur thellë i prekur, duke thënë se “dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë”.

Ai poashtu ka shtuar se ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve.

“Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë”, ka thënë Thaçi.

“Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje”, ka shkruar Presidenti.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje