Presidenti Thaçi: U prefsh në paqe Kapiten

Presidenti Thaçi: U prefsh në paqe Kapiten

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së papritur të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, e ka cilësuar Vokrrin si yllin më të ndritur të sportit.

“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, i tërë kombi mori lajmin për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit, yllit më të ndritur të sportit dhe jo vetēm sportit tonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve. U prehsh në paqe Kapiten”, ka shkruar Thaçi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje