Prilli, muaji më i nxehtë në Kosovë në 80 vitet e fundit

Prilli, muaji më i nxehtë në Kosovë në 80 vitet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë pesë ditëve vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Sipas institutit, në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, derisa në fundjavë pritet të ketë reshje të intensitetit mesatar dhe lokalisht të lartë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 13m/s. Indeksi UV mbetet akoma i lartë, në shkalën e rrezikut. Nesër është dita e fundit e muajit prill. Ky muaj krahasuar me prillet e së paku 80 viteve më parë, del të jetë më i nxehti”, thuhet në njoftimin e institutit

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje