Princi i Arabisë Saudite: Nëse nuk ndalim Iranin kemi përplasje 15 vitet...

Princi i Arabisë Saudite: Nëse nuk ndalim Iranin kemi përplasje 15 vitet e ardhshme

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka paralajmëruar se Riadi mund të shkojë në luftë me Iranin e padëshiruar rajonal në 10-15 vitet e ardhshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk zbaton më shumë sanksione ndaj Teheranit.

Mohammed bin Salman, i cili mban postin e ministrit të Mbrojtjes dhe de fakto mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite, në një intervistë me The Wall Street Journal këtë javë, bëri thirrje për kufizime që do të “krijojnë më shumë presion” në Teheran.

“Nëse ne nuk kemi sukses në atë që po përpiqemi të bëjmë [vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit], ne do të kemi luftë me Iranin për 10-15 vjet”, tha.

Teherani dhe Riadi janë përleshur rreth çështjeve të ndryshme vitet e fundit. Kriza siriane – veçanërisht e ardhmja e qeverisë së Sirisë nën presidentin Bashar Assad – mbetet një nga pengesat kryesore.

Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të princit dhe takimi me Donald Trump, vetëm sa i shtuan benzinë zjarrit në marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Iranit dhe Arabisë.

Princi 32 vjeçar saudit tha se vendi i tij do të hyjë në garën e armëve bërthamore nëse Irani do të zhvillonte armë të shkatërrimit në masë.

Ai gjithashtu e quajti udhëheqësin suprem të Iranit “Hitlerin e ri”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje