Prishtina – Drita, formacionet e mundshme të super derbit kosovar

Prishtina – Drita, formacionet e mundshme të super derbit kosovar

Ka ardhur dita për ndeshjen më të pritur të vitit mes Prishtinës dhe Dritës.

Dy skuadrat e mëdha kosovare do ta diskutojnë titullin e kampionit sot (e diel), në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.

Prishtinës ia fiton titullin vetëm fitorja me dy e më shumë gola epërsi.

Foto: FC Prishtina

Ndërkohë Dritës i mjafton një humbje minimale apo rezultatet pozitive si barazimi dhe fitorja për tu shpallur kampione.

Trajnerët e dy skuadrave, Mirel Josa i Prishtinës dhe Bekim Isufi i Dritës kanë përgatitur skuadrën për këtë sfidë tejet të rëndësishme.

Të dyja skuadrat pritet të startojnë me formacione sulmuese me modulin 4-3-3.

Formacionet e mundshme:

Formacioni i mundshëm i Prishtinës: Bekaj, Osmani, Dallku /c/, Bashiru, Jamal, Taipi, Curri, Bozovic, Fetahaj, Mankenda, Januzi.

Formacioni i mundshëm i Dritës: Rexhepi, Kuka, Gërbeshi, Limani /c/, Leci, Musaj, B.Shabani, Neziraj, Krasniqi, Xh.Shabani, Rexha.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje