Prishtina e para për trannsparencë gjatë vitit 2017

Prishtina e para për trannsparencë gjatë vitit 2017

EC Ma Ndryshe ka publikuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, në kuadër të cilit janë pasqyruar rezultatet për 13 grupe indikatorësh relevantë që tregojnë nivelin e transparencës gjatë vitit 2017 në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës, si dhe Rahovecit, Vushtrrisë, Malishevës, Suharekës, Klinës, Dragashit, Shtërpcës dhe Mamushës.

Në Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale për periudhën e monitorimit janar-dhjetor 2017 figuron se Komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës përbëjnë grupin e parë të komunave transparente me 68 përqind përkatësisht 64 përqind të vlerësimit, pastaj radhiten Gjilani me 56 përqind e Peja me 54 përqind, të pasuara nga Mitrovica me 48 përqind, Prizreni me 42 përqind dhe Ferizaj me 41 përqind.

Te komunat që nuk janë qendra rajonale prijnë Rahoveci dhe Vushtrria me 53 përkatësisht 51 përqind, pastaj Malisheva me 46 përqind, Suhareka 43 përqind, Klina 39 përqind, Shtërpca 37 përqind, Dragashi 32 përqind dhe Mamusha me 26 përqind.

Krahasuar me rezultatet e vitit 2016, del se 10 komuna gjatë vitit 2017 kanë shënuar rritje të transparencës, megjithëse me përqindje të vogël. Në 2 komuna (Shtërpcë dhe Mamushë) nuk është regjistruar ndonjë përparim, pra përqindja ka mbetur e njëjtë, derisa në 3 komuna (Gjakovë, Ferizaj dhe Klinë) ka pas rënie të përqindjes së transparencës, të shkaktuar kryesisht nga mosfunksionimi i ueb faqes zyrtare (shkaku i problemeve teknike që sipas zyrtarëve komunalë janë përgjegjësi e MAPL-it dhe jo e komunave).

Çështja e mosfunksionimit të kohëpaskohshëm të ueb faqeve zyrtare të Komunave, sidomos në pjesën e fundit të vitit ka paraqitur një sfidë për transparencën e pushtetit lokal. Në të njëjtën kohë, viti 2017 ka qenë sfidues për transparencën edhe shkaku i zgjedhjeve komunale, që ka ndikuar negativisht në këtë aspekt sidomos në pjesën e dytë të vitit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje