Prishtina fiton Kupë në basketboll

Prishtina fiton Kupë në basketboll

Në finalen e meshkujve të zhvilluar ndërmjet KB Sigal Prishtina dhe Bashkimit, po ashtu pas një ndeshje mjaft dramatike triumfoi skuadra nga kryeqyteti me shifrat 77-74.

Kupën, kapitenit të ekipit fitues, Edmond Azemit ia dorëzoi numri një i FBK-së, Erolld Belegu, kurse MVP i “Final 8” të Kupës së Kosovës është shpallur Fisnik Rugova, i cili ndeshjen finale e përmbylli me 21 pikë, 12 kërcime, 4 asistime e 3 topa të vjedhur.

Kjo është kupa e 13-të në histori të Sigal Prishtinës, ndërsa e 10-ta për Pro Bet Prishtinën (ish-Universitetin).

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje