Prishtinë: Bleu çokollatë, i qëlloi me krimb (Foto)

Prishtinë: Bleu çokollatë, i qëlloi me krimb (Foto)

Ditëve të fundit është bërë bujë e madhe në vend pas publikimeve për gjendjen e mishit në përgjithësi.

Përpos mishit shumë produkte të tjera në vend dyshohet të jenë të pakontrolluara dhe jashtë normalitetit për t’u ushqyer me to.

Ndërkohë një lexues i Indeksonline ka fotografuar një çokollatë të cilën ka blerë në një dyqan në Prishtinë, e në të vërehet qartë prania e një krimbi.

Siç duket mungesa e kontrollit të produkteve ushqimore në vend është tejet shqetësuese sa nuk mungojnë edhe gjësende të ndryshme brenda ushqimeve, ku rasti i fundit ishte një copë hekur në një sallam.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje