Prokuroria heqë dorë nga vepra e vrasjes kundër R.G për rastin e...

Prokuroria heqë dorë nga vepra e vrasjes kundër R.G për rastin e Aulon Zekës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot është mbajt seanca për të dëgjuar fjalën përfundimtare të të gjitha palëve të përfshira në çështjen e vrasjes së të miturit Aulon Zeka.

Insajderi merr vesh se Prokuroria e Kosovës ka hequr dorë nga “akuza për vrasje” ndaj të miturës R.G për vrasjen e Aulon Zekës. Por siç merr vesh Insajderi prokuroria vazhdon të qëndroj prapa akuzës për dhënie të ndihmës në vrasje.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me mbrojtësin e të miturës R. G, Besnik Berisha i cili fillimisht ka refuzuar të përgjigjet lidhur me informatat që ka siguruar Insajderi, me arsyetimin se seanca ka qenë e mbyllur.

Por pas insistimit të gazetës e ka konfirmuar se prokuroria e ka pushuar hetimin për “veprën vrasje” ndërkohë që ka mbetur ajo për “dhënie të ndihmës në vrasje”.

R.G, 15 vjeçe, bashkë me të dyshuarin tjetër të miturin G.H, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, 16 vjeçar, i cili u gjend i vrarë të shtunën me katër plumba në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje