Prokuroria Themelore konfirmon se brenda muajit ngrihen aktakuzat për vdekjet në QKUK

Prokuroria Themelore konfirmon se brenda muajit ngrihen aktakuzat për vdekjet në QKUK

Brenda një muaji pritet të ngritën aktakuzat e para për vdekjet e dyshimta në QKUK. Zyrtarët e Prokurorisë Themelore kanë konfirmuar se hetimet janë kah fundi. Sidoqoftë, T7 sjell rrëfimin e familjarëve të dy pacienteve që vdiqën në spital.

U ankua se po ka telashe me mushkëri pas operimit në QKUK.

Por, 73 vjeçarja Gjezide Ilazi, nga Shtimja pas operimit të gjirit në Kirurgjinë Torakale, në shtator, të vitit kaluar një muaj pas kishte ndërruar jetë.

E vdekja sipas të bijës Sadije Ilazi, ju shkaktua si pasoj e gazit Oksidul. Këtë konstatim, ajo e ka dhënë ende pa u kryer hetimet lidhur me këtë dhe vdekjet tjera në QKUK.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje